Një shekull pasi u përqeshën, idetë e Frojdit po rivlerësësohen si shumë të drejta, për sa kohë që ato mund të hedhin dritë mbi disa të panjohura të mëdha të mjekësisë.

NGA MARK VERNON*
E pandërgjegjshmja ka pasur një udhëtim të vështirë, qëkur Sigmund Frojdi e përshkroi zbulimin e saj në një letër të botuar 100 vjet më parë.
Skeptikët u tallën me përmendjen e saj, duke supozuar se ishte po aq diskredituese sa zilia ndaj penisit. Të tjerë, që e kuptuan se babai i psikoanalizës po thoshte diçka me rëndësi, preferuan gjithësesi të qëndrojnë në distance, për të mos u njollosur nga reputacioni i përzier i Frojdit.
Megjithatë, mund të jetë rasti që larg nga të qenit diçka e kaluar, koha e së pavetëdijshmes është ende për të ardhur. Arsyet janë të dyfishta: shkenca dhe domosdoshmëria. Së pari, neuroshkenca ka treguar përfundimisht se ndodhin shumë më tepër gjëra në mendjen e një njeriut, sesa ai vetë është i vetëdijshëm për këtë fakt.
Mark Solms, profesor i neuropsikologjisë dhe psikoanalist, që është përpjekur i pari të provojë se teoritë e Frojdit i kundërvihen neuroshkencës, thekson shpesh se mendja e ndërgjegjshme është e aftë të marrë pjesë në 6 apo 7 gjëra në të njëjtën kohë, ndërsa pjesa tjetër e sistemit nervor kryen mijëra veprime.
Në këtë kuadër, duket perverse të mohosh se shumica e jetës psikike, qëndron mbi horizontin e vetëdijes sonë, duke dyshuar kësisoj kur shqyrtoni përvoja të tilla si ëndërrimi dhe rrëshqitjet e gjuhës, ose ngjarje të rënda nga fëmijëria të cilat s’mund të mbahet mend, por që megjithatë formësojnë ende në mënyrë të dukshme jetën tonë si të rritur. Pra, debati i vërtetë sot, është nëse mekanizmat që Frojdi ia atribuonte të pandërgjegjshmes – e ashtuquajtura e pandërgjegjshmja dinamike – ishin të drejta.

Merrni represionin, harrimin e qëllimshëm të kujtimeve, të cilat më pas shndërrohen në simptoma neurotike apo psikotike. Frojdi argumentoi se kjo ndodh për shkak se një përvojë apo mendim është i pakëndshëm apo mbizotërues, në një kohë që psikologjia njohëse ka prirjen për t’i bërë ballë një koncepti të tillë. Ajo preferon një konceptim statik të përmbajtjes së të pavetëdijshmes. Kujtimet me siguri që mund të humbasin, dhe lidhen me simptoma të pashpjegueshme. Por këto simptoma nuk mund të lexohet në mënyra kuptimplota ose simbolike, teksa Frojdi dhe pasuesit e tij krijuan “kurimin nëpërmjet të folurit”. Megjithatë, shkenca po punon për ta sfiduar këtë pikëpamje. Një linjë e studimit, shqyrton disa kushte amnezike në të cilat pacientët fabrikojnë kujtimet, dhe mohojnë ato që nuk mund të kujtojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Praktika të tilla kanë treguar se ndjekin rregullat, që Frojdi i identifikoi në një dinamikë të pandërgjegjshme. Ato përmbajnë kuptim. Nga ana tjetër, ka nga ata që vuajnë nga parafazia, një sindromë në të cilën fjalët e harruara zëvendësohen nga të tjerat. Zëvendësimet, në mënyrë të ngjashme tregojnë modele që pasqyrojnë ato që Frojdi i zbuloi tek ëndrrat dhe rrëshqitjes e gjuhës. Dëshmia është se shtypja, është një karakteristikë kyçe e pavetëdijes. Arsyeja e dytë pse ia vlen eksplorimi i të pandërgjegjshmes, ka të bëjë me nevojën mjekësore. Merrni fenomenin e simptomave mjekesore të pashpjegueshme. Ato janë të përhapura dhe të përditshme. Në librin e saj të kohëve të fundit ”Gjithçka është në kokën tuaj”, neurologia Suzan O’Sallivan shjprehet se deri një e treta e njerëzve që shkojnë te mjeku vuajnë nga këto probleme. Ankthi i tyre është i vërtetë;pacienti nuk ia del dot. Dhe ende nuk janë gjetur arsye biologjike për këto simptoma. Kur mendon sesa mund të kushtojë trajtimi – një studim i vitit 2005 për çrregullime të tilla psikosomatike vlerëson një kosto vjetore prej 250 miliardë dollarësh vetëm në SHBA – është e qartë se çdo kandidat i arsyeshëm për shpjegim, duhet të ekzaminohet me urgjencë. Pavetëdija është njëri subjekt, dhe konvertimi i çrregullimeve siguron një rast të tillë. E njohur ndryshe si histeri, këto gjithashtu janë shumë të përhapura.

Për shembull, të gjitha klinikat neurologjike, do të kenë në librat e tyre shumë individë me jetë të kufizuar, por për të cilët një Elektroencefalogramë nuk zbulon asnjë aktivitet epileptik në tru. Pacientët e tjerë mund të vuajnë nga problemet me frymarrjen, verbëria, dhimbja dhe paraliza. Siç e pranon O’Sallivan, edhe pse tashmë ekziston teknologjia për të parë brenda trurit, shkenca e ka të vështirë që të japë të gjithë përgjigjet që kërkohen. Por ideja qendrore e Frojdit mbi konvertimin e çrregullimit – dmth që një traumë, apo një traumë e perceptuar, qëndron në origjinë – tashmë është dëshmuar se në mënyrë rutinore ka një efikasitet të madh klinik. Në një debat të kohëve të fundit mbi këtë temë në Muzeun e Frojdit në Londër, neuropsikiatri Riçard Kanan dhe një psikoterapistja Stefani Houlit, u morën me këtë çështje. Kur ju shqyrtoni me kujdes historitë e pacientit – gjë që natyrisht kërkon kohë, trajnim dhe para – dalin shpesh problemet dhe domethënia e simptomave. Ata këshillojnë trajtimin e pacientëve në të gjithë disiplinat:Houlit punon bashke me psikologët, fizioterapistët dhe neurologët. Sikurse e vë në dukje Kanan, në qoftë se Frojdi do t’i ishte referuar PTSD (çrregullimi nga stresi post-traumatik) dhe jo histerisë, ai do të mbahet sot mend si një hero novator. Askush nuk po thotë se e pandërgjegjshmja është një plumb magjik. Këto janë shpesh kushte komplekse. Vetë Frojdi theksoi se të punosh me të pandërgjegjshmen është diçka jo e lehtë, pikërisht për shkak se ajo është e pandërgjegjshme.
Më tej, vetë psikoanaliza ka rishikuar rrënjësisht përfundimet origjinale të Frojdit. Por tanimë teoritë e Frojdit bartin një shekull diturie mbi angazhimin mbi këtë pjesë të fshehur, dhe ndonjëherë pjesë shkatërruese të vetes sonë. Frojdi besonte puna e tij ishte vetëm fillimi. Kërkimi shkencor dhe nevojat e dukshme njerëzore, sugjerojnë që ne duhet të vazhdojmë me energji atë që ai e filloi.
“The Guardian”/Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: