Nga Zonja Katerina
Përbërësit
(për 1 racion)

100 gr oriz carnaroli, 1 qepë, 50 gr pana, Kripë, piper i zi, Majdanoz, Djathë parmixhano, Krem porcini, 1 lugë gjalpë, 1 lugë vaj ulliri.

Pergatitja

Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri qepën, më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi orizi të ketë fituar nxehtësi shtojmë ujin dhe e lemë orizin të ziejë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë panën dhe kërpudhat. E lemë rizoton dhe për pak minuta në zjarr dhe më pas e servirim menjëherë të ngrohtë pudrosur me djathë parmixhano dhe majdanoz të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb