Nga: ZONJA ENEIDA

150 gr fileto pule
1/2 qepë në kubikë
150 gr oriz për rizoto
100 gr gjalpë
1 kungull
Kripë
Parmixhano

Skuqim qepën në gjalpë derisa të zbutet dhe shtojmë mishin e pulës në copëza. Shtojmë edhe kungullin e grirë në rende. Pasi janë skuqur, shtojmë orizin dhe gradualisht ujin (rreth 600 ml) me garuzhde. Sapo shteron uji, shtojmë akoma. Në fund shtojmë akoma pak gjalpë për të lidhur rizoton, kripën dhe djathin e grirë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb