Nga: Zonja Ida Cakerri

200 gr oriz (Carnaroli ose Arborio)
800 ml lëng perimesh
50 gr gjalpë
1 lugë vaj ulliri
1 kuti krem djathi me arra (Miree)
Pak grana padano
1/2 kokërr qepë
100 ml verë të bardhë
Kripë, piper

Hedhim në tenxhere gjalpin dhe vajin dhe pasi shkrijnë skuqim qepën për 3 minuta. Shtojmë më pas orizin, e skuqim pak dhe e shuajmë me verë.

Me garuzhde hedhim ujë pak e nga pak, sapo orizi e përthith ujin e hedhur shtojmë përsëri ujë gradualisht derisa të përfundojë e gjithë masa e ujit. Shtojme pak kripë e piper dhe 200 gr krem djathi me arra. E trazojmë mirë dhe e servirim rizoton me pak djathë grana padano të grirë në rende.

Ndërkohë kotoletat e pulës i kemi vendosur të piqen për 15 minuta në furrë me pak vaj ulliri dhe i servirim së bashku me rizoton me krem djathi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb