Nga: ZONJA VJOLLCA*
Rizoto me mollë dhe radikjo

2 mollë jeshile
1 radikjo e vogël
2 qepë të vogla
250 gr oriz
60 gr gjalpë
150 ml verë e bardhë
800 ml koncentrat pule
30 gr djathë parmixhano
Kripë
Piper i zi

Vendosim në tenxhere 40 gr gjalpë dhe sapo gjalpi të shkrijë shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të bëhet transparente. Më pas shtojmë orizin, e trazojmë së bashku me qepën për 5 minuta dhe e shuajmë me pak verë të bardhë. E lemë që vera të avullojë dhe me pas shtojmë dhe pjesën tjetër të verës. Sapo alkooli të avullojë shtojmë një pjesë nga lëngu koncentrat i pulës. E lemë gatimin të ziejë duke shtuar dhe mollën të prerë në copëza të vogla. Kur lëngu i pulës të perthithet nga orizi shtojmë pjesë pjesë lëng pule duke vazhduar kështu derisa orizi të ziejë për 18 minuta. Në fund shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë, radikjon dhe 3 lugë gjelle djathë parmixhano dhe e servirim të ngrohtë duke e zbukuruar me feta molle.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: