Nga: ZONJA KATERINA

2 filxhanë çaji oriz
5 filxhanë lëng perimesh
½ qepë të thatë
½ gotë verë të bardhë
½ filxhan lëng shege
½ filxhan kokrra shege
100 gr djath parmixhano
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi

Në një tenxhere hedhim vajin dhe kaurdisim lehtë qepën, më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. E shuajmë orizin me pak verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e shegës dhe lëngun e perimeve në mënyrë graduale duke e përzier. E lemë orizin të ziejë për 15 minuta dhe në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe djathin parmixhano. E përziejmë sa të bëhet kremoze dhe e servirim menjëherë të ngrohtë duke i shtuar kokrra shege dhe majdanoz të freskët.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: