Nga: ZONJA ENEIDA

1 pako proshutë speck Gresinger
150 gr oriz carnaroli
50 gr djathë Grana padano Ghidetti
50 gr bizele
50 gr gjalpë Bayernland
Kripë
Piper Vegeta
Vaj ulliri La Masseria

Për lëngun e rizotos:
1 Selino
1 Karotë
1 Qepë
2-3 Gjethe dafine

Përgatisim perimet për lëngun e rizotos dhe i vendosim të ziejnë në tenxhere me ujë. Shtojmë gjalpë në tigan dhe hedhim orizin. E skuqim pak dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve avash avash duke e trazuar. Sapo lëngu përthithet nga orizi shtojmë përsëri me garuzhde avash avash. Shtojmë dhe bizelet dhe vazhdojmë zierjen duke shtuar lëng perimesh.

Ndërkohë presim spekun në copa dhe e skuqim në tigan pa vaj. Pasi ka përfunduar rizoto shtojmë proshutën, djathin grana padano të grirë dhe një copëz gjalpë. E trazojmë mirë që të shkrijë gjalpi dhe të bëhet shumë kremoze. Nga lart e servirim me disa copëza spek që i kemi pjekur në furrë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb