SHBA-Ish drejtori i CIA-s dhe gjenerali me katër yje i dalë në pension, David Petraeus, pranoi fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me trajtimin pa kujdes të informacioneve sekrete.

Petraeus akuzohet për dhënien e informacioneve sekrete të dashurës së tij, kur ai ishte drejtor i CIA-s.

Disa vjet më parë ai mendohej si një kandidaturë e mundshme për postin e Presidentit, ose të nënpresidentit.

Petraeus udhëhoqi operacionin ushtarak amerikan në Irak dheAfghanistan dhe njihet si krijuesi e strategjisë për t’iu kundërvënë kryengritjeve në Irak dhe në Afganistan, që në atë kohë u pa si model për luftra të reja.

Pranimi i fajit mund të shmangë një gjyq publik, i cili mund të zbulojë detaje të papërshtatshme të lidhjes së tij jashtëmartesore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb