Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar Shoqata Zyrtare e Listave në Angli.

Kolona zanore e filmit të tij biografik “Better Man” me regji të Michael Gracie u bë albumi i tij i 15-të që kryeson listën e albumeve zyrtare.

Robbie Williams ka arritur rekordin e mbajtur më parë nga Beatles, një nga grupet më të rëndësishme të të gjitha kohërave.

Grupi siguroi albumin e tyre të 15-të numër një në vitin 2000 me ‘1’ i cili përfshin të gjitha këngët nr.1 të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA nga 1962-1970. “1” u publikua 37 vjet pas albumit të tyre debutues në studio “Please Please Me”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robbie Williams (@robbiewilliams)

Robbie Williams ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në të cilën ka veshur një bluzë me emrat e katër anëtarëve të grupit së bashku me të tijat.

“Faleminderit të gjithëve që mbështetën albumin dhe filmin. Çfarë nderi i madh të kem albumin tim të 15-të Numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar. Një falenderim i veçantë për të gjithë fansat e mi, mbështetjen e të cilëve nuk e marr kurrë si të mirëqenë”, ka shkruar këngëtarja.

“Jam shumë krenar për filmin “Better Man”, kështu që albumi i kolonës zanore që shkon në numrin një e bën atë edhe më të veçantë ,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: