Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Eurovision” ishte temë diskutimi në pjesën e dytë të emisionit “Open”. Pjesë e panelit të ftuar, ishin artisti Robert Aliaj, që pati një përplasje me këngëtarin Ardit Çuni, pjesë e delegacionit shqiptar në Torino, ku u mbajt dhe festivali.

Aliaj tha se kënga e Hajatit ishte një paçavure që nuk duhet të shkonte në Eurovision dhe kjo solli reagimin e ashpër të Çunit, i cili pas disa minutash debat edhe me panelin në studio u largua nga emisioni.

Robert Aliaj: Biseda duhet të marrë një formë tjetër, nuk ka nevojë tani, secili jep…

Eni Vasili: Publiku duhet të kuptojë pse kontestohet kënga.

Aliaj: Kur thua festivali i këngës, është kënga mor vlla. Mos u kapni me detajet.

Eni Vasili: Këto janë elementët, teksti, muzika, kostumografia, baleti. Këto u kontestuan.

Aliaj: E gjitha ishte banale. Mua nuk më ka pëlqyer, të tjerëve i pëlqen. E gjitha ishte vulgare, e gjitha ishte një pacavure. Unë nuk kam nevojë të merrem me njerëz të papjekur aty që se kanë idenë fare.

Ardit Cuni: Unë kam ca shifra që mua më rezulton sukses. Për mua shifrat kanë shumë rëndësi dhe janë matës, nëse duam të paguajmë faturat, ma mbyllin këto shifra. Nuk më mjaftojnë fjalët që thotë Aliaj që supozohet të ishte një personazh shumë kontrovers. E mira është që të respektojë secili ekspertizën e tjetrit.

Diana Ziu: Ato që thua ti janë shumë amatore, je shumë militant, je future me mik, ke marrë notat me mik.

Cuni: Kam mbaruar me mesataren 9.2.

Ziu: nuk mund ta fyesh Robertin ti.

Cuni: Po ai të më fyejë mua? Nuk mund të më tregoni dot ju se si të komunikoj.

Ziu: Po çjanë këto budallalleqë që thua.

Aliaj: Nuk e kuptoj arsyen e vërtetë pse doli ajo katrahurë në festival.

Cuni: Për ty është katrahurë, për mua ky është ofendim. Nuk të lejoj, jo ty por askënd tjetër që të ofendojë një product që kam hedhur djersë unë dhe shumë persona të tjerë.

Eni Vasili: Po mund të kesh dështuar. Çlidhje ka me ofendimin, ai është opinion. Ti nuk arrin të kuptosh as opinionin.

Aliaj: Më vjen shumë keq që në këtë panel vijnë njerëz kaq të paformuar dhe krijojnë një debat kaq të ulët.

Cuni: Unë po iki se nuk jam niveli juaj.

Vasili: Edhe po ikni njëkohësisht? Berti mos ik të lutem, e lëmë me një largim. Pas pak e mbyll, qëndro edhe pak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb