I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, për të promovuar projektin e tij të ri, albumin me foto “Tirana horizontale”, Berti u përball edhe me disa surpriza, pas të cilave, ai e pati të vështirë t’i përmbajë lotët.

Ndërsa në ekran iu shfaq një moment nga një kujtim i bukur në skenën e DWM, kur këndoi “Dashuria”, një prej hiteve të tij me vajzën Gala, Berti e pati të vështirë t’i mbajë emocionet.

bc575ebffc7461e33a0d3c3e6fd141f2
As syzet nuk ia fshehën dot lotët nga kjo surprizë e papritur: “Më vutë në pozitë shumë të vështirë. Nuk është malli ai që e bën këtë gjë, sepse për të më merr malli edhe kur është 8 orë në shkollë, e pres me padurim”, – tha ai duke u përpjekur të kontrollojë dridhjet e zërit.
87b3ff695fa9dcbdc4d7a1ec3d90e410

“I kam dobësi fëmijët, edhe fëmijët e mi në veçanti. Galës, edhe natën do i jepja biberonin, s’kishte shans mamaja t’i afrohej, ishte një kënaqësi më vete, kam shijuar çdo moment me të. E çoj në shkollë, e marr në mëngjes, e çoj në paino, ajo është shumë e zënë.”, tha ai.
672a567d68b103bc56a0bb8f5117b961

Pak pas kësaj, vjen edhe një video surprizë për Bertin nga vajza 12-vjeçare, e cila e përshëndet nga Belgjika dhe i thotë se i mungon shumë.
c83e70fc205692ab59209a2a6fa1a806
I zënë ngushtë dyfish, Berti tha se ishte një surprizë e veçantë: “Është një mrekulli që më bën të jetoj. I lutem Zotit që të më japë sa më shumë vite që të kem kohë të rri me të” – tha ai pas kësaj surprize që do ta mbajë mend gjatë./class

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: