TIRANE


Pak kohë më parë Robert Berisha habiti të gjithë kur me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftonte se ai dhe Nora ishin ndarë. Ai shkruante se ende ruante marrëdhënie të mirë dhe kishte shumë respekt për nënën e vajzës së tij.


Pas ndarjes së çiftit të njohur të gjithë po shpresonin se do të kishte një rikthim. Kjo lindi nga një darkë mes tyre, e cila ka nxitur polemika të shumta rreth mundësisë së një ribashkimi.


Por disa fotografi që i ka siguruar “Review” hedhin poshtë mundësinë e një ribashkimi, pasi Berisha shihet të jetë i afërt me një vajzë identiteti i të cilës ende nuk dihet.

Në foto mund të vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit. Fotografitë e siguruara janë shkrepur në një kafene në Prishtinë, e në njërën prej tyre Robert Berisha duket sikur po shkëmben puthje. Më parë, ishte raportuar edhe për një lidhje të mundshme mes Berishës dhe një modeleje shqiptare por që u mohua nga këngëtari.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb