Robert Berisha me fshirjen e postimeve të përbashkëta me Lauretën në rrjetet sociale, la të kuptohet se është ndarë nga e dashura e tij. Asgjë nuk ishte e sigurt për marrëdhënien e tyre, nëse çifti i kishte dhënë fund apo jo, deri sa burime pranë tyre konfirmuan se Roberti dhe Laureta nuk janë më bashkë.

Një postim i fundit i Robertit në rrjetet sociale, le shumë për të dyshuar se nuk janë ndarë me Lauretën. Këngëtari ka publikuar një foto kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetitn, duke mos i bërë as ‘tag.’ Më shumë vëmendje merr mbishkrimi: L-eft & Right forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).

  • foto galeri
  • foto galeri

Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat dhe i ka shkruar në kapitale. Nuk dihet nëse “L” është për Lauretën. Modelja është ende e distancuar nga rrjetet sociale, pasi çaktivizoi llogarinë e saj pas ndarjes nga Roberti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb