TIRANE

Pak javë më parë bëri bujë të madhe në rrjetet sociale një video që ka qarkulluar e këngëtarit Robert Berisha dhe modeles italiane, Maria Bove.

Kjo pasi të njëjtit shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, në kohën kur supermodelja po qëndronte për disa ditë në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar për herë të parë artisti shqiptar i cili mohon të ketë pasur diçka më shumë mes tyre. I ftuar në emisionin “E Diell”, Berisha ka rrëfyer se ka qenë një puthje miqsh dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë.

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, deklaroi Berisha.

Roberti thekson se momentalisht është beqar dhe se është fokusuar më shumë në karrierën e tij si muzikant e tashmë edhe si prezantues.

Ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me këngëtarja, Nora Istrefi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: