Regjisori Robert Budina ka folur nga Shkodra aty ku Aleanca po mbledh firmat për peticionin e rindërtimit të Teatrit Kombëtar.

Budina thotë se Teatri ishte dëshmori i parë i rënies së demokracisë prandaj dhe ka një sensibilizim të madh jo vetëm në Shqipëri por gjithë Europën.

Ai ka vlerësuar Shkodrën për ruajtjen me fanatizëm të objekteve të vjetra si Teatri ”Migjeni”.

”Ne kemi përdorur gjuhen e kultures, mencurise dhe jo armes. Ka nje sensibilizim ne gjithe europen jo vtm ne shqiperi. I lumtur qe kam ardh ne qytetin e demokracise qe kane dhene jeten martire dhe jo vetem. Teatri komb ishte deshmori i pare i renies se demokracise. Ta rikthejme teatrin sic ishte. Kemi hapur nje ceshtje juridike pasi shembi teatrin duke qene artist Brenda. Detyra jone me e veshtire.

Ne teater thuhen te vertetat, shkodra ka ruajtur me fanatizem objektet e vjetra. Teatri migjeni ,teatri klasik.”- tha Budina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb