Aktori amerikan, Robert de Niro hapi Festivalin e filmit në Sarajevë, ndersa është shpërblyer me çmimin për të arritjet ne karriere. De Niro, 72 vjeçar, gjatë një ceremonie nën qiell të hapur, në praninë e 3 mijë njerëzve, iu dha çmimi i festivalit “Zemra e Sarajevës”. Njëherësh, është shfaqur filmi “Taxi Driver” i vitit 1976, ku ai e kishte rolin kryesor, kurse regjia nga Martin Scorsese.
Aktori de Niro tha se festivali “lindi gjatë kohës së errët dhe të rrezikshme për ta kundërshtuar kasaphanën e luftës me manifestim të artit dhe njerëzimit”.

Në fjalimin e tij, aktori dhe producenti i famshëm në SHBA Robert De Niro, ka shprehur një opinion aspak pozitiv për Donald Trump, kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e ka cilësuar atë si një njeri krejtësisht të krisur.

Trump, një miliarder, dhe që synon të drejtojë Shtëpinë e Bardhë, shquhet për një varg polemikash në lidhje me kundërshtaren e tij kryesore Hillary Clinton, armët, meksikanët, myslimanët, veteranët e luftës, etj.

Deklaratat e tij, De Niro i bëri gjatë një audience në Sarajevë ku paraqiti një version dixhital të filmit “Taxi Driver”, ku ai luajti rolin e Martin Scorsese 40 vite më parë.
“Nuk e di! Është çmenduri që njerëzit pëlqejnë Donald Trump. Ai nuk duhet të jetë aty ku është sot, ndaj na ndihmoftë Zoti. Ai është me të vërtetë krejtësisht i çmendur, qesharak…ai është krejtësisht budalla”.

Festivali
Gjatë këtij festivali, që vazhdon deri më 20 gusht, do të shfaqen edhe afro 200 fima të tjerë.

I krijuar si një “akt i rezistencës” gjatë rrethimit të Sarajevës në periudhën 1992-95, në këtë festival rregullisht marrin pjesë emra të njohur të kinematografisë botërore.

Në mesin e atyre që deri tashme kanë marrë pjesë në festivalet e Sarajevës ishin edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, Juliette Binoche dhe Jeremy Irons.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: