Amanetin nuk e tret as dheu… Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur, kanadezi me origjinë gjermane, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pak ditë më parë do të prehet në Shqipëri.

Ai e la amanet dhe një gjë e tillë do të përmbushet nesër. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar sot se në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar, Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00, kur edhe do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në Shkodër.

Gazetarja e “GSH”, Fatmira Nikolli ka konfirmuar se Robert Elsie do të prehet me kostum popullor shqiptar.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/10/16/ekskluzive-robert-elsie-do-prehet-me-kostum-popullor-kombetar-varrimi-ne-theth-sipas-amanetit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb