TIRANE- Pasi shkolla ‘Kosova’ u inaugurua dje me rastin e fillimi të viti të ri shkollor, vjen një mesazh nga aktori i madh i skenës shqiptare, Robert Ndrenika.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai ka përgëzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për punën e bërë deri tani, ndërsa thekson se të tillë nivel do të ketë edhe teatri i ri.

“Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: