Drejtori i Informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se PD në pushtet ka avancuar më shumë në çështje të integrimit sesa PS.

Rakipllari thekson se nga viti 2013, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap në procesin e integrimit, duke ngelur në vend.

Shpëtim Minxhozi: Rama ka bërë një vizitë normale në Francë, sepse funksionet e shtetit vazhdojnë. Kryeministrit nuk mund ta akuzojmë dot për vizitën.

Robert Rakipllari: Franca unë e di se është kundërshtare e integrimit të Shqipërisë. PD ka avancuar në pushtet më shumë me integrimin sesa PS-ja, liberalizoi vizat. Nga 2013 e këtij, Shqipëria nuk ka avancim në çështje të integrimit. Rama hodhi në erë 5 Qershorin, sepse do pushtetin dhe jo integrimin. Rama prishi marrëveshjen.

Skënder Minxhozi: Lajmi ka shkuar edhe në Europë, për shkak të reagimit të Ramës. Në rastin e Makron, lajmi është vetë vizita. Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme. PD nuk ka avancuar më shumë me integrimin, por gjeti fundi ciklesh. Duhet të shikojmë si është gjendja në Europë.

Shpëtim Nazarko: Ato piramidat me paratë që ka bërë PD na kanë lënë shumë pas. Në rast se na fut Rama në BE, nuk është vetëm vepër e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb