TIRANE

Disa ditë më parë modelja Xhesika Kadiu pranoi se ka qenë në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur Robert Berisha. Me anë të postimeve në “Instastory”, modelja vërtetoi se thashethemet që qarkulluan vitin e kaluar ishin të vërteta.

Madje ajo la të nënkuptohej se shpresonte ende për një rikthim me këngëtarin. Pas deklaratës së Xhesikës, Roberti vendosi të heshtë dhe vazhdoi jetën e tij sikur asgjë s´ka ndodhur.

Modelja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet seksi me bikini. E natyrisht që një pamjeje të tillë, Roberti nuk ka ngurruar ti bëjë like. Ku i dihet ndoshta të dy i janë rikthyer lidhjes së tyre pas deklaratave të brunes seksi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: