Roberto Firminon e tradhtuan lotët teksa u tha miraupafshim tifozëve të Liverpoolit të shtunën pasdite, pas ndeshjes së fundit të sezonit në shtëpi të Reds.

Braziliani, i cili nënshkroi për Liverpoolin që në vitin 2015, do të luajë sfidën e fundit me këtë skuadër ndaj Southampton. Koha e tij në Anfield, si lojtar i një prej klubeve më të suksesshme në Premier League ka përfunduar.

31-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e grupit gjatë këtyre viteve dhe mbetet një nga të preferuarit e trajnerit Klopp. Në këtë edicion futbollistik, Firmino ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 4 herë.

Sa i takon të ardhmes, ende nuk dihet destinacioni i tij dhe për të mësuar se cila do jetë fanella e re që do veshë na duhet të presim deri në verë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: