Nuk ka 1 prill për robotot, të paktën për momentin. Inteligjenca artificiale në fakt nuk ka karakteristikat që mundësojnë të kesh ndjenjën e humorit. Bëhet fjalë për një aftësi komplekse, mbi të cilën është duke u punuar.

Me rasitn e 1 prillit faqja në internet “Techxplore” bën një përmbledhje mbi kërkimet që po përpiqen t’i japin robotëve aftësinë që të bëjnë batuta humoristike sepse kjo aftësi mund të përmirësojë ndërveprimin mes njeriut dhe makinës, si dhe krijimin e përkthyesve automatikë të gjuhëve më efiçentë se sa aktualët.

“Disa kompjutera mund të kuptojnë formën më të thjeshtë të humorizmit, të përbëhet nga lojëra fjalësh që bazohen mbi ndyshimet që kanë në kuptim tinguj të njëjtë, por ndalojnë aty”, thotë Julia Rayz, i universitetit amerikan “Purdue University” që prej 15 vitesh punon mbi kërkime të kësaj natyre.

Asistentët inteligjentë si ata të smarfonëve, për shembull, mund të tregojnë barsoleta të marra nga një databazë humoristike, por nuk i kuptojnë.

Edhe gjiganti i informatikës IBM është përpjekur të eksperimentojë me një robot që di të debatojë, “Project Debater”. Inxhinierët u përpoqën ta bëjnë humorisitk, por gjatë eksperimentimeve, ai bëri batutat në çastin e gabuar dhe në mënyrën e gabuar.

Kjo ndodhi, sepse, sipas përgjegjësit shkencor të programit, Noam Slonim “humorizmi varet mbi të gjitha nga nënkuptimet e gjuhës që janë shumë të vështira për t’u deshifruar për një sistem automatik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: