Ylli i rokut, Rod Stewart, ka nxjerr në shitje rezidencën e tij madhështore në North Beverly Park, Kaliforni për 70 milionë dollarë.

Projektuar nga arkitekti i famshëm Richard Landry në vitet 1990, ylli e bleu në vitin 1991. Është shtëpia e përhershme e Stewart, të cilën ai e ndan me gruan e tij prej shumë kohësh Penny Lancaster dhe dy djemtë e tyre.

Siç raportohet nga Daily Mail, shtëpia unike dallohet nga detaje të stilit të lartë si dyshemetë prej mermeri, panelet e përpunuara të drurit, detajet mbresëlënëse të suvasë, kolonat e mermerit të kombinuara me llambadarët kristali dhe pasqyrat unike.

Ajo ka 9 dhoma gjumi, një holl impozant me dysheme mermeri, një piano madhështore, një bibliotekë, një dhomë ngrënie, një bar, hapësira të mëdha magazinimi, një shtëpi për mysafirë, dy palestra, një pishinë dhe një fushë futbolli.

Sipas menaxheres së shitjeve të shtëpisë, Michelle Oliver, blerësi duhet të jetë adhurues i “maksimalizmit” dhe të dëshirojë një shtëpi “të ndryshme dhe të veçantë”.

Arsyeja e shitjes së shtëpisë nuk është bërë publike, por raporti thotë se është listimi më i fundit nga një banor i famshëm pas një vargu të pasurish që largohen nga Los Angeles.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: