Këngëtari 76 vjeçar, Rod Stewart ka publikuar sot , më 12 nëntor albumin e tij të 31-të të titulluar “Tears Of Hercules”.

Stewart tha për “Graham Norton Show” se, “albumi është realizuar gjatë karantinës. Mund t’i kisha kushtuar më shumë vëmendje krijimit të këngëve më personale, sepse kisha më shumë kohë për tu menduar”.

Një nga këngët e albumit të ri, “Touchline”, i kushtohet babait të tij, për të cilin ai tregon se i ka mësuar atij dhe vëllezërve ta duan futbollin.

I pyetur se si qëndron në formë, Stewart tha se futbolli ka patur një ndikim.

“Unë e kam mbajtur veten gjithmonë në formë. Jam stërvitur me të njëjtin trajner për 35 vjet”, tha ai.

Stewart i lindur në Londër, por me origjinë skoceze është një tifoz i përkushtuar i ekipit skocez “Celtic”.

Gjatë intervistës ai foli gjithashtu për karrierën e gruas së tij, Penny Lancaster, e cila i është bashkuar policisë së qytetit të Londrës.

Këngëtari tha se, Penny ishte stërvitur për tetë muaj rresht.

“E kam mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj”, shtoi Stewart. Çifti u martua në vitin 2007.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb