Kanë kaluar 40 vjet nga “Do You Think I’m Sexy?” dhe Rod Stewart, 73 vjeç pranon që në shtrat diçka ka ndryshuar.

Në një intervistë për “The Mail on Sunday” ylli i rokut ka thënë: “Më pëlqen të bëj akoma seks me Penny Lancaster (bashkëshorten e tij), por një puthje apo një përqafim përpara se të flemë është mirë gjithsesi…”

Rod dhe Penny që është 47 vjeç janë martuar në 2007 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Aidën, 7 vjeç, dhe Alastair, 12.
“Sigurisht që nuk është si më parë, unë jam si një makine e vjetër”, ka treguar Stewart: ”Para se të përfshihem më duhet pak kohë…”

Rod është martuar dy herë përpara se të shkojë në altar me Penny, përveç dy fëmijëve me Lancaster ai ka edhe 6 fëmijë të tjerë nga dy bashkëshortet e mëparshme dhe ka frekuentuar disa nga femrat më të bukura në botë, përfshirë artisten suedeze Britt Ekland.

Gjithashtu artisti pranon që i vjen turp se si i ka mbyllur disa histori dashurie të së shkuarës: Nuk doja luftë. Ishte kohë tjetër, por nuk është justifikim për atë që ka ndodhur në të vërtetë. Jam akuzuar se kam qenë një frikacak dhe kjo është e vërtetë. Por nuk jam krenar për ato që kanë ndodhur”.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb