GREQI-Një anije me rreth 200 emigrantë në bord është mbytur ditën e sotme në ishullin Rodos në Greqi. Nga informacionet paraprake raportohet për tre persona të vdekur. Viktimat janë një burrë, një grua dhe një fëmijë, identitetet e te cileve ende nuk dihen. Dyshohet se anija u mbyt pasi u perplas me shkembinjte prane bregut.


Ndërkohë 28 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mediat bëjnë me dije se shumë nga emigrantët dolën në breg me not para se anija të fundosej. Dhjetra policë dhe forca vullnetare kanë shkuar për të shpëtuar emigrantët. Autoritetet vendase dyshojnë se ka më shumë viktima. Ende nuk dihet i saktë numri i pasagjerëve që ndodheshin në anije.

Sipas informacioneve paraprake anija ishte nisur nga Turqia ndërsa trafikanti i ka braktisur emigrantet në mes të detit sapo anija ka nisur të fundoset.

TJETËR ALARM SOS NË MESDHE, NJOFTOHET SE KA RRETH 20 TË VDEKUR

Një tjetër alarm SOS është dhënë nga një anije në Detin Mesdhe. Na informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një anije në të cilën ndodhen 300 persona. Alarmi u mor nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin. Personi që dha alarmin njoftoi se ka rreth 20 vdekur.
OIM njoftuar se tre anije me emigrantë ndodhen ‘krah për krah’ njëra-¬tjetrës në Mesdhe dhe se njëra prej tyre ka lëshuar thirrje për ndihmë, duke raportuar edhe vdekjen e 20 personave. Sipas një vlerësimi të parë të situatës, në bordin e çdo anijeje mund të jenë rreth njëqind njerëz. Organizata tha se “kemi informuar autoritetet kompetente, por është herët për të folur për detaje apo folur për fundosje.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: