Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Ai tha se më herët ka qenë homoseksual, por shtoi se nuk është më, pasi është “shëruar” nga femrat e bukura.

Komentet e tij pa drojë janë bërë në një paraqitje para komunitetit filipinas në Tokio. Kreu i shtetit filipinas tha se më pas “u bë sërish njeri”, pasi takoi ish-gruan. Duterte u shpreh se “gratë e bukura e kanë shëruar”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Rodrigo Duterte ka qenë kontrovers edhe në qëndrimin e mbajtur për homoseksualët. Ai fillimisht në fushatën presidenciale më 2016 kishte thënë se ishte pro tyre, por më pas shtoi seështë kundër homoseksualizmit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb