Krisja që James Rodrigues ka pësuar me Niko Kovaç e ka katapultuar fantazistin kolumbian në qendër të merktos. Ajo që dukej dashuri me shikim të parë po kthehet në një shqetësim në Mynih pasi dukshëm James është shfaqur kundër vendimeve të trajnerit dhe faktin që nuk po arrin të jetë një titullar fiks tek Bayern, e të mendosh formën që kanë shfaqur futbollistët tjerë të Bayern.

Fakt është që loja e Bayern ka pasur një tjetër impakt pozitiv me James në fushë por kjo nuk po i mjafton trajnerit ti jap kolumbianit statusin e titullarit. Prej kohësh tashmë po diskutohet për një rikthim të tijin në Madrid por nga kjo situatë e pa qartë kërkojnë të përfitojë dhe dy bigët e futbollit italian, Juve e Napoli.

Sipas “TuttoSport”, Napoli është përfshirë në garë për të siguruar shërbimet e James, duke përdorur kartën Ancelotti. Tekniku italian ka një marrëdhënie të mirë me Jamës dhe pritet që Ancelotti të përfshihet drejtë për drejtë në ketë transferim duke i ofruar Jamesit rolin e protagonistit tek ekipi i tij, një rol që i Hamesit i ka munguar që nga momenti kur u bë i njohur në Evrope.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb