ITALI-Rojet bregdetare italiane ndërhynë gjatë natës në Detin Mesdhe për të shpëtuar jetën e 108 emigrantëve të bllokuar në një anije gome gjysmë të zhytur, të cilët janë zbuluar nga një grup humanitar i shpëtimit, SOS Mediterranee.

Anija e tyre, “Ujori” u gjet me gjashtë trupa në barkë, por mendohet se ka më shumë të vdekur, rreth 400, jo shumë larg Italisë, raporton Euronews.

“Ne me të vërtetë duhet të reflektojmë, sidomos sot, kur po përballemi edhe me një tjetër tragjedi në Mesdhe, në të cilën, me sa duket, disa qindra njerëz kanë vdekur, në ditën që shënon përvjetorin e anijes së parë të fundosur në të cilën humbën jetën 800 persona ” ka thënë presidenti italian, Sergio Mattarella.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: