ITALI- Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se rreth 6 mijë emigrantë janë shpëtuar afër Libisë gjatë dy ditëve të fundit, teksa përpiqeshin të kalonin detin “Mesdhe”. Sipas rojeve bregdetare, emigrantët u shpëtuan nga skuadrat gjermane, italiane, britanike por edhe nga skuadra të vendeve të tjera europiane. Mediat e huaja njoftojnë se këtë vit është rritur numri i emigrantëve që ndërmarrin këtë rrugë të rrezikshme përmes detit “Mesdhe” nga Afrika për të mbërritur në vendet europiane. Organizata e Kombeve të Bashkuara thekson se kanë humbur jetën më shumë se 1,800 persona.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: