TIRANE- Pas furtunës së shkarkimeve në Policinë e Shtetit të zyrtarizuara sot në 12 qarqe të vendit, vjen edhe reagimi i parë nga selia e PD. Sekretari për aksionin politik në PD, Ervin Salianji thotë se kjo është luftë mes klaneve.

“Drejtuesit e rinj të policisë nëpër qarqe janë emëruar personat e rekomanduar nga të parët e qarqeve të Rilindjes nëpër qarqe apo “komisarët” politikë sic i quan Rama! Largohen disa drejtues policie që kanë pasur kontakte me disa banda dhe emërohen disa të tjerë po nga sekti i Rilindjes për të ruajtur rrjetin dhe akoma më keq, për tu emëruar dhe më pas për tu shërbyer kandidatëve për deputetë të Rilindjes në çdo qark”,- thotë Salianji.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: