Ndryshime kanë ndodhur në nivel drejtues në Policinë e Shtetit.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se Ylli Doda, është emëruar shefi komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Raportohet se Ardit Elmazi, që ishte më herët në këtë post, është emëruar shef komisariati në Ersekë.

Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit. Ramiz Hymeti, i cili ka qenë shef komisariati në Kolonjë, është emëruar në Maliq

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb