Premier League ka ndryshuar totalisht klasifikimin pas rezultateve të fundit. Leicester City rikthehet pas 4 vitesh në krye të klasifikimit pas fitores minimale ndaj Wolverhampton.

Në fakt ‘Dhelprat’ përfituan nga barazimi 1-1 mes Liverpool dhe Manchester City teksa Totenham ka marrë vendin e dytë pas fitores 0-1 ndaj WBA.  Tashmë vendin e tretë e mban Liverpool, kurse në vendin e katërt është përsëri një skuadër surprizë Southampton që deri dje kishte kryesimin.

Në vendin e pestë është Chelsea që e ka rimarrë veten me rezultatet pozitive në muajin tetor, kurse në vendin e gjashtë është Aston Villa që ka shokuar Arsenalin me rezultatin 0-3 në ‘Emirates’. Manchester City dhe Arsenal ndajnë vendin e 10-të dhe 11-të kurse Manchester United në vendin e 14-të.

Duket se Premier League është kthyer në një ‘Formula 1’ pasi 8 javë pas startit diferenca mes vendit të parë dhe të gjashtë është vetëm 3 pikë kurse mes vendit të parë dhe të 15-të është vetëm 8 pikë.

Shkëputje ka vetëm në fund të renditjes me 5 skuadrat e fundit nga të cilat vetëm Brighton dhe WBA kanë arritur të gjejnë një fitore.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb