Mes tensionit në tribunë, ku nuk munguan përplasjet mes tifozëve, Kastrioti thyen pastër 3-0 Bylis në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të.

Pas një fillimi të kujdesshëm, me pak raste për shënim, por me një lojë të luftuar për çdo top, Kastrioti fitoi një 11-metërsh në minutën e 34-të për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Morbeck u tregua i saktë duke kaluar krutanët në avantazh.

Në fraksionin e dytë, ishte Selmani që me kokë nga zhvillime e një goditje këndi realizoi golin e dytë për Kastriotin. Për të mbyllur llogaritë me Bylis, mendoi sërish Morbeck që në minutën e 80-të realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bylis.

Pas këtij suksesi, Kastrioti kalon Bylis në tabelën e klasifikimit, ku pas 10-të javësh ka grumbulluar 13 pikë, dy më shumë se ballshiotët.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: