Nga: ZONJA ENEIDA

500 gr kadaif
300 gr arra/bajame/stika
1 lugë kanellë
2 lugë karafil
300 gr gjalpë Ghee
3 filxhanë sheqer
2 1/2 filxhanë ujë
1 limon

Kadaifin e ndajmë në aq role sa duam të përgatisim, pra rreth 10 ndarje. Tek frutat e thata shtojmë kanellën pluhur. I vendosim në fillim të çdo kadaifi që e kemi hapur dhe formojmë role.

Roletë i vendosim në tavën e lyer me gjalpë ngjitur me njëra tjetrën. Shtojmë gjalpin, kryesisht tek ndarjet dhe e pjekim në 170 gradë për 1 orë.

Ziejmë sheqerin me ujin 3-4 minuta dhe në fund shtojmë lëngun e limonit dhe karafilin. Sherbetin e ngrohtë e hedhim tek kadaifi i ngrohtë dhe e lëmë që të përthithet sherbeti përgjatë një nate.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: