Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 kunguj mesatarë
Proshutë pule ose sallam
Djathë gouda në feta
200 gr salcë domatesh në kubikë
Galetë-bukë e thërrmuar
Kripë
Rigon
Piper i zi
Vaj ulliri

Përgatitja
Fillimisht kungujt i presim në feta dhe i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. Pasi i kemi pjekur u shtojmë kripë.
U vendosim nga gjysmë fete sallam dhe djathë dhe i bëjmë role. I kalojmë në galetë dhe i vendosim në tavë ku kemi shtruar salcën me kripë dhe pak rigon. I spërkasim me vaj ulliri dhe shtojmë pak ujë në tavë. E pjekim për 30 minuta në 220 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb