Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 kg. mish i grirë
1 qepë e madhe
1 vezë
1 tufë majdanoz
2-3 thelpinj hudhër
1 domate e fortë
Kripë
Piper i zi
10 lugë galetë
4-5 patate
Rigon

Për mbushjen:

3 vezë të zjera
100 gr. djath kaçkavall

Përgatitja
Përgatisim brumin e qofteve duke bërë bashkë mishin me qepën e grirë, hudhrat, domaten e grirë në rende, majdanozin, kripën, piperin e zi dhe galetën. E lëmë të pushojë për 30 minuta.
Më pas e shtrojmë në një letër pjekje, vendosim vezeë e zjera me djathin në mes, është mbulojmë me mishin dhe formojmë role duke e bërë formën e letrës së kuzhinës si karamele.
Në një tavë shtrojmë patate të cilave u hedhim kripë, vaj ulliri, rigon dhe pak ujë. Vendosim rolenë lart, një letër alumini dhe e pjekim për 1 orë të mbuluar në 190-200 gradë dhe 15 min zbuluar në 220 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: