Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 biftekë
2 feta bukë të bardhë të thërrmuar
1 lugë gjelle majdanoz
50 gr djathë kaçkavall
1 kokërr vezë
2 gjethe sherebel
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Rigon

Në një tas trazojmë bukën e thërrmuar me rigon, majdanoz, djathë të prerë në kubikë shumë të vegjël dhe një kokërr vezë. Në qendër të biftekëve vendosim një lugë gjelle nga masa e përgatitur. Më pas e bëjmë biftekun role, vendosim një gjethe sherebel dhe e fiksojmë me stikadent. I hedhim pak kripë dhe e pudrosim me peksimadhe. E vendosim në një tigan me pak vaj ulliri dhe i skuqim roletë duke i servirur më pas të shoqëruar me pure patateje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: