Nga: ZONJA VJOLLCA
3-4 presh
250 gr proshutë
150 gr krem kosi
½ tufë majdanoz
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Djath kaçkavall, peksimadhe
Oriz për shoqërim (oriz, 1 qepë, 1 karrotë)

Në një tenxhere të thellë kaurdisim fillimisht një kokërr qepë. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë një karrotë të grirë në rende dhe e kavardisim mirë. Më pas shtojmë një kupë oriz dhe dy kupa ujë. E trazojmë duke shtuar dhe kripën, vendosim kapakun dhe e lemë orizin të ziejë për 15-18 minuta. Fillojmë me përgatitjen e rolesë me presh dhe proshutë. Fillimisht presim preshin në tuba me gjatësi 10-15 cm dhe e vendosim në ujë të vluar për 5-8 minuta.
Ndërkohë në një tas vendosim kremin e kosit, shtojmë në të kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë hollë. Hapim në tryezën e punës fetat e proshutës dhe mbi çdo fetë proshutë hapim nga një lugë krem kosi. Vendosim më pas një tub preshi dhe e mbështjellim proshutën role. Kështu vazhdojmë derisa të na mbarojnë përbërësit duke i rradhitur në një tavë të lyer me pak gjalpë. Në fund trazojmë djathin kaçkavall të grirë në rende me pak peksimadhe dhe pudrosim roletë. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: