Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

5 vezë
2 kunguj
6 feta proshutë
100 gr mozzarella
50 gr djathë i bardhë
1 domate
Kripë
Vaj ulliri
Piper i zi
Përgatitja

Kungujt i presim në feta dhe i thajmë me letër. Rrahim vezët dhe shtojmë kripë, piper dhe 1 lugë vaj ulliri. Shtojmë kungujt dhe masën e shtojmë në një tavë me letër pjekje. E pjekim në 200 gradë për 15 minuta në furrë të parangrohur.
Pasi është pjekur, shtrojmë fetat e proshutës, djathin e bardhë, mozzarellan, domatet dhe e rrotullojmë. E vendosim akoma 10 minuta të piqet që të shkrijnë djathërat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb