Recete nga znj Eneida
Përbërësit
2 gjokse pule
250 gr. spinaq
50 gr. gorgonzola
50 gr. djath i bardhë
1 spec i kuq
Kopër
Vaj ulliri
Kripë
Piper
1/2 qepe e thatë

Përgatitja
Skuqim qepën e prere ne kubike ne vaj ulliri. Shtojme spinaqin dhe pasi ka avulluar uji, shtojme djathrat, kripen, piperin dhe kopren. Dy gjokset e pules i hapim dhe i rrahim me cekic kuzhine. I mbushim me spinaqin duke shtuar dhe spec te kuq te prere holle. E lidhim me fill kuzhine, i kriposim dhe piperosim nga jashte. I vendosim ne tave dhe i sperkasim me vaj ulliri nga jashte. I pjekim ne 190 grade per 45 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: