NGA: ZONJA VJOLLCA
Perbërësit

3-4 patëllxhanë
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
500 ml salcë domatesh
250 gr mocarela
60 gr djath parmixhano
4-6 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
Fillimisht presim në feta patëllxhanët për së gjati (12 feta). Lyejmë secilën fetë me ndihmën e një furçe me pak vaj, kripë dhe piper dhe i vendosim të skuqen në një tigan zgare nga të dy anët.
Patëllxhanët që mbetën i presim në kubikë të vegjël, gjithashtu në kubikë presim qepën dhe hudhrat. Pasi të skuqim fetat e patëllxhanit shtojmë në tigan 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë kubikët e patëllxhanëve dhe i kaurdisim së bashku me qepën për 5 minuta. Në fund i rregullojmë me kripë dhe piper të zi. E largojmë mbushjen nga zjarri dhe e lemë të ftohet pak. Pasi të jetë ftohur shtojmë djathin mocarela të prerë në kubikë.
Në tavën ku do të vendosim roletë e patëllxhanëve vendosim pak vaj ulliri dhe salcë domateje.
Në secilën fetë patëllxhani vendosim pak nga mbushja e përgatitur, i mbështjellim më pas roletë e patëllxhanit dhe i vendosim në tavën me pure domate duke vendosur mbylljen e patëllxhanit nga poshtë. Në fund i spërkasim patëllxhanët me djath parmixhano dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb