Zyrtarët amerikanë kanë bërë me dije se janë spiunët e Shteteve të Bashkuara ata që kanë ndihmuar Ukrainën të eliminojë tetë gjeneralë, 36 kolonelë dhe 300 oficerë të Putinit, duke ofruar informacione të detajuara rreth lëvizjeve të Rusisë, raportoi The Sun.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë për NBC News se një nga arsyet pse Ukraina ishte në gjendje të shënjestronte forcat e Putinit ishte inteligjenca amerikane.

Zyrtarët thanë se SHBA-ja e informoi Ukrainën për kohën dhe vendndodhjen që Rusia synonte të sulmonte.

“Që nga fillimi, ne patëm një bashkëpunim shumë të mirë në ndarjen e të dhënave të inteligjencës strategjike dhe vepruese me Ukrainën. Ka pasur ndikim si në nivel taktik dhe strategjik. Ka shembuj ku mund të tregoni një histori mjaft të qartë se kjo bëri një ndryshim të madh. Ka pasur shumë të dhëna në kohë reale që janë përdorur për shënjestrimin specifik të forcave ruse”, tha një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës.

Një zyrtar tjetër shtoi se CIA po mbledh informacione në një përpjekje për të mbrojtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe po konsultohet me Ukrainën për “mënyrën më të mirë për ta lëvizur atë, duke u siguruar që ai të mos jetë i bashkëvendosur njëkohësisht me të gjithë zinxhirin e tij komandues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb