“Në kutinë e shpirtit janë shumë kujtime. Midis tyre dhe hidhërime e prapë në fytyrën time nuk më shpëton një buzëqeshje e ngrirë. E shkuara kujtohet, e tashmja jetohet , e ardhmja kërkohet….”, ky është mesazhi që aktorja Delinda Disha përcjell në këtë situatë të trazuar të jetës së saj.

Delinda Disha

Pak ditë më parë ajo njoftoi me dhimbje se kishte humbur binjakët e saj që me aq gëzim po i priste. Aktorja nuk tregoi shumë detaje, por tha se për fat të keq nuk mundën dot t’ia dilnin për t’i sjellë në jetë.

Delindaaa

Delinda me guxim dhe forcë në ditët që njoftoi humbjen e fëmijëve, u ngjit në skenën e teatrit për të luajtur rolin që për ironi të fatit ngjasonte disi me historinë e vërtetë të saj.

Personazhi i saj, Silvi, ishte një grua që kërkonte me ngashërim që të sillte në jetë një fëmijë, por pas shumë aborteve, vendos që të birësojë një vajzë e të vijoj rrugëtimin me të.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: