Roma bie në transfertë përballë Feyenoord, pësuan një humbje minimnale 1-0 që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, por sigurisht ia vështirëson jashtëzakonisht shumë punën ekipit të Mourinho-s. Nuk ishte një finale e Conference League, nuk luhej as në “Air Albania”, por në “De Kuip” ishte një atmosferë elektrizuese.

181348362 61ae4065 7690 4712 8125 6da53cc9fb25
181348362 61ae4065 7690 4712 8125 6da53cc9fb25

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 43-të, Roma fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Pellegrini nga pika e bardhë e penalltisë gjuajti keq duke përplasur topin në shtyllën pingule. Me fillimin e pjesës së dytë, Feyenoord kaloi në avantazh me një goditje të bukur fluturimthi nga Wieffer. Roma u përpoq të reagonte, por ishin të pafat teksa goditja e Ibanez u përplas në traversë.

Jo vetëm rezultati, Roma dhe Mourinho shqetësohen më shumë për dëmtimet e Dybala dhe Abraham: “Nuk kam lajme të qarta, më kërkuan menjëherë largimin. Me shumë mundësi nuk do t’i kem të dy në dy ndeshjet e radhës. Pavarësisht rezultatit, jam optimist për kualifikimin, meritonim diçka më shumë përballë Feyenoord, por ky është futbolli”, u shpreh Jose Mourinho pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb