Roma e Jose Mourinho nis të marrë formë. Goditja e parë është konfirmimi i Henrikh Mkhitaryan, i cili ka vendosur të vijojë karrierën e tij në kryeqytetin italian, të paktën edhe për një tjetër sezon. Hapi i radhës dhe jo pak i rëndësishëm është tentativa për të joshur Donnarumma. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tekniku portugez ka telefonuar personalisht ish portierin e Milan duke e pyetur qartë dhe prerë: “A ke dëshirë të punosh me mua?”. Siç dihet, Raiola po punon prej kohësh për ti gjetur Donnarumma një skuadër të madhe, ku të përfitojë të paktën 10 milion euro në sezon. Pavarësisht telefonatës së bërë nga Mourinho, Donnarumma ka prioritete të tjera, dëshiron të luaj në Champions League dhe të synojë trofe. Juventus, Barcelona dhe PSG janë tre klubet kryesore ku Raiola po përpiqet të shes portierin.

Donnarumma
Donnarumma

Gigo mbetet një ëndërr ndërsa një objektiv konkret është Granit Xhaka, mesfushori i Arsenal e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të punuar me Jose Mourinho. Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm është edhe Jerome Boateng, qendërmbrojtësi është larguar nga Bayern Munich dhe përfaqëson një okazion me cilësi që Mourinho po e merr në konsideratë. Përpara se të nis fushatën në hyrje, në Romë duhet të zgjidhin edhe dy çështje, Dzeko dhe Florenzi, i pari mund të largohet vetëm për një ofertë që i kënaq të dy palët ndërsa Florenzi mund të vijoj aventurën tek PSG, mbetet edhe një opsion për Inter në rast se Hakimi largohet nga Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb