Nëse kishte qoftë dhe një dyshim, tashmë gjithçka duket e përcaktuar, humbja tensitike 6-2 kundër Man.United ka vendosur përfundimisht fatin e Paulo Fonseca. 6 ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni, 5 në Serie A dhe një në Europa League për të mbyllur më pas aventurën e tij në krye të Romës. Tekniku portugez nuk ka asnjë shans të konfirmohet më në stolin e Romës, i mbetet vetëm ta mbyll me ndër për ti siguruar verdhekuqve një vend në Europa League.

Maurizio Sarri Getty Images 4
Maurizio Sarri Getty Images 4

Pas dy sezoneve, presidenti Friedkin ka vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë në kryeqytet Maurizo Sarri. Ish trajneri i Napoli, Chelsea dhe së fundmi Juves, është kthyer në preferencë të parë edhe pasi Allegri refuzoi të marrë drejtimin e Romes. Pas vetëm një viti pushim, Sarri pritet të rikthehet në këtë mënyrë të drejtojë sërish në Serie A. Në lidhje me Fonseca, portugezi do të transferohet në Premier League për të marrë drejtimin e Crystal Palace.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: