Largimi i Luçiano Spalletit la bosh postin e trajnerit tek ekipi i Romës i cili pa shumë zhurmë sipas mediave italiane ka arritur të gjejë zëvendësuesin e të larguarit drejt Interit. Mbetet vetëm për t’u hedhur e zeza mbi të bardhë para se Eusebio Di Francesco të konsiderohet zyrtarisht trajneri i ri i Romës.

Trajneri zgjidhi kontratën me Sassuolo, që në vend të tij ka zgjedhur Bucchi dhe pasi përshëndeti ambientin emilian shkoi në Trigoria ku nesër do të prezantohet si trajneri i ri i verdhekuqve. Di Francesco me kontratën e re dyvjeçare do përfitijë 1.5 mln euro në sezon, raporton “Gazzeta dello Sport”.

Roma e mbylli në vendin e dytë kampionatin e kaluar, edhe pse grumbulloi më shumë mirë se kurrë ndonjëherë në historinë e klubit kryeqytetas në Serie A.

Eusebio Di Francesco luajti katër vjet me Roma si futbollit, në kulmin e karrierës së tij, duke fituar edhe një titull në Serie A. Ai numëron 12 ndeshje me kombëtaren e Italisë. Karrierën si trajner e nisi te Pescara, e vazhdoi te Lecce dhe u bë i njohur me Sassuolo, ekip që e mori nga Seria B dhe e ngjiti deri në Europa League.

Prej tre vitesh, nën drejtimin e Di Francesco, Sassuolo ka garantuar lehtësisht qëndrimin. Ai do të zëvendësojë Spalletti, i cili u largua në fund të kontratës dhe zgjodhi të vazhdojë punën te Inter.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb