Roma ka hedhur një hap fals në takimin e fundit për 2017 duke barazuar në shtëpi me rezultatin 1-1 kundër Sasuolo-s. Verdhekuqtë pas disfatës me Juventus javën e kaluar marrin një tjetër rezultat negativ duke zhgënjyer tifozët.

Ndonëse Roma mori avantazhin që në minutën e 31 me anë të mesfushorit italian Pellegrini nuk arriti ta ruante atë deri në fund për shkak se Missiroli në të 78-n barazoi shifrat. Minutat e mbetura nuk do të mjaftonin për t’i ndryshuar udhë këtij takimi.

Pas fitores javën e kaluar kundër Milan Atalanta e Etrit Berishës ka hedhur një hap fals duke u mundur në shtëpi nga skuadra e Cagliarit me rezultatin 1-2. Gardiani i kombëtares shqiptare nuk ka qenë pjesë e formacionit të zgjedhur nga Gsperini dhe ndoshta kjo ka ndikuar disi në këtë disfatë.
ee55492fbcc4b8ac579a438684a9bee3_169_l
Miqtë e zhbllokuan takimin që në minutën e 6-t me anë të Pavoletti, ndërsa Padoin në të 23-n dyfishoi shifrat. Ndonëse u përpoq me disa raste të rrezikshme, Atalanta arriti vetëm të shkurtonte shifrat në minutat e fundit të lojës me Gomez, por në fund takimi u mbyll me shifrat 1-2.

Renditja Seria A

renditjaseria a
(e.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb