Pas dështimit të marrëveshjes Spinacola-Politano, Roma ka gati një tjetër as nën mëngë për t’ia dhuruar Fonsekës, që kërkon me ngulm një anësor sulmues. Verdhekuqtë po lëvizin për Xherdan Shaqirin, i cili nuk po gjen shumë hapësirë te Liverpuli i Klopit.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën mund të jetë njeriu i duhur për të zëvendësuar të dëmtuarin Zaniolo, duke qenë për Suson e Milanit së fundmi po lëviz me shumë vendosje Valencia. Shaqiri në këtë sezon ka zbritur në fushë kryesisht si zëvendësues dhe e ka veshur fanelën e “Reds”.ave në 10 takime në të gjitha veprimtaritë, duke shënuar një gol.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb